Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritMinivere Muja Maka -Dua

Minivere Muja Maka -Dua

Dua

Në dritë të hënës të dehem sonte dua
E gotën mbi pentagram ta pëlcas
Cakërrimi le të jetë i shpejtë
Simfoni notash le të ulërij


Valsi të rrëshqas mbi kalldërm
E syri le të shndris si rrufe
Dua me fund dollinë ta ngris
Një për vete e një për ty


Pulëbardhës mbi det puplën ti marr
E sihariq të sjell…
Se jeta është mëkat
E gota mbi kalldërm të pëlcasë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT