Sunday, September 8, 2024
BallinaVitrina e libritPAQJA DHE NERËZIMI - TAMIKIO L. DOOLEY (SHBA)

PAQJA DHE NERËZIMI – TAMIKIO L. DOOLEY (SHBA)

Në një botë ku njerëzimi po sfidohet,
forcat tona të brendshme shpesh na vënë në provë.
Por nga mësimet,
përpjekjet dhe këmbëngulja jonë
përforcojmë mbijetesën tonë.
Vendosmëria zhbllokon portat
vepra artistike që mishërojnë vlerën e njerëzimit,
Si komb,
Ne zbulojmë fatin tonë
duke u mbajtur fort pas njëri – tjetrit.
Në kërkim të virtytit dhe mendjemprehtësisë
Qëllimi ynë është të gjejmë paqen.
Parzmoren e bukurisë njerëzore
që zbukuron Nderin.
Të gjithë le të bashkohemi
dhe të krijojmë veç Paqe.

Tamikio L. Dooley është shkrimtare mjaft e njohur e vlerësuar me shumë çmime Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo ka shkruar mbi 100 tekste dhe deri tani ka publikuar 86 libra. Dooley ka shkruar libra mithoplazi krimesh, triller misteresh, fantazi, western, libra historik, romane, personazhe apikalitikë dhe të jashtënatyrshëm, etjer… Në kohën e saj të lirë ajo shkruan tregime, poezi, artikuj, esse, libra mbi shëndetin, tekste për fëmijë, realizon kalendarë, revista, libra të frymëzuar nga qytetërimi dhe historia. Tamikio është botuar në: Ukiyoti Publishing Litteratura, Litteratura në Paris, Internatur Humanity Magazinë, Ceativ Ingenuity Magazine, Kidliomag the Connections. Ajo ka marrë çmime e çertifikata vlerësimi për tregime, artikuj, esse dhe poezitë e saj janë publikuar në Ukijyoto Publishing Anthologies, Bard’s Day Key Anthology dhe Multinational Pen Soldiers Poetry Anthology. Tamikio L. Dooley u vlerësua me Çmim Nderi si shkrimtarja më e mirë e temave të krimeve në shtator (2016). Asaj iu dha gjithashtu Çmimi World Literary Award (2022), e National Poetry Stage Bangladesh Awardb (2023), International Peace Award, Çertifikatë nga Hyperpoem Book (libër me poezi në të cilin botojnë 1692 poetë nga e gjithë bota). Ajo ka marrë Çmimin dytë (2023) “Zhen Nian Cup, National Litterature”, Çmimin e Udhëheqjes më të mirë (2023) dhe Çmimin e Parë të Trofesë së Kristaltë në kategorinë e krimit si edhe mjaft çmime të tjera. Dooley është Antare e Organizatës International Culture Day dhe Culture for Peace, Sekretare e Çështjeve Ndërkombëtare, i World Wide Witers Association dhe The Dream and Equality Organization. Tamikio është gjithashtu kritike letrare.

Përktheu dhe pregatiti Angela Kosta shkrimtare, poete, eseiste, gazetare, Drejtore në gazetën Dritare e Re dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT