Shqipëria është vetëm një pikë larg Evropianit.
Kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për futbollin shqiptar, për më tepër që këtë herë po shkojmë drejt Gjermanisë me një lojë shumë të bukur, me shifra që tregojnë qartë se Sylvinho dhe të besuarit e tij e meritojnë një biletë.
Evropiani është një vitrinë shumë e madhe, prestigjioze, për lojtarët, për trajnerin Sylvinho, por dhe për vetë FSHF-n, kjo edhe në aspektin financiar.
Këtë Evropian, UEFA ka rritur me 23% shifrat e fitimeve krahasuar me “Euro2016”.
24 kombëtaret pjesëmarrëse do të sigurojnë në total 371 milionë Euro.
Kualifikimi vlen 9.25 milionë Euro, shifër e konsiderueshme për një federatë të vogël si e Shqipërisë.
Bonuset konsiderohen të larta edhe në fazën e grupeve. Një fitore vlen 1.5 milion euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro. Nëse Shqipëria do të kalonte të paktën fazën e grupeve, kjo do të shtonte në arkën e FSHF-së edhe 2 milionë euro të tjera.