HASAN PRISHTINA
Nga Drenica, mendje ndritur
Ti fanar i shqiptarisë
Burrë nga trimëria i skalitur,
emri yt, prijës breznisë
Si shqiponjë malesh, mbi lëndina
Atdhedashuria jote krahët zgjati
Emër i paharruar, Hasan Prishtina
Kumbon shekujve, shpat pas shpati..
Historia sa të shkruhet
në çdo faqe të kësaj toke
Emri yt kurrë s’do të shuhet
Trim, ti je i biri i çdo nënëlokeje!
Dardanisë iu shtofshin trimat
U rritshin brezat me trimërinë tënde
Varrin tënd e përkundin lëndinat
Me ninullat e çdo nëne!
I pavdeshëm, emër i madh
me gjak shkruar n’lapidar
Për tradhtarë do t’mbetesh ankth,
frymëzim për çdo shqiptar!