Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritGjekush Gashi-MIRËPRESIM MËRGIMTARËT

Gjekush Gashi-MIRËPRESIM MËRGIMTARËT

Po vjen gushti ardhtë i mbarë
Mbushet sheshi mërgimtarë
Nga gjithë bota diaspora
Në atdhe vijnë për t’u çmallë

Nga europa vjen mërgata
Gëzohen vëllezër edhe bija
Na sjellin ca çokollata
Ne i ngopim pite e flija

Vijnë shetisin me makina
Plot dhurata fëmijët na gëzojnë
Ne me zemër i mirëpresim
Me speca sofren ua shtrojmë

Mikpritjen e kem’ traditë
Me shkrim u dërgojmë ftesa
Për dasma e syneti
Kanagjegje e fejesa

Gëzohen dhe kamarierët
Shtrohet birra edhe mishi
Restaurantet mbushen plot

Kur vje vera vjen mërgata
Gumzhin fshati dhe qyteti
Dhe salloneve të bukurisë

I mirëpresim mërgimtarët
Me muzikë e me daulle
Kudo ndihet atmosfera
Se i ngopim me fasule

I mirpret stomatologu
Siç i pret vëllau e miku
Derën hapur mërgimtarit
I mban automekaniku

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT