Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Shuamë etjen

Manushaqe Hoxha Laçi-Shuamë etjen

Shuamë etjen

Dale vajzë se më çmënde
moj e bukura qerpikë gjatë.
Jepmë ujë me dorën tënde
se nga etja po digjem flakë.


Jepmë ujë moj, ujë burimi
të freskoj buzën e zhuritur.
Që me natë pa zbritur agimi
buzë rrugës jam duke t’pritur.


Më jep vajzë të bukurin sy
dhe një cep të buzës prush.
Shuamë etjen e mbledhur për ty
që përvëlon si dielli në gusht.


Bëma ëndrrën që ta prek
kisha kohë që prisja ditën.
Jepmë rreze, jepmë jetë
mos ma shuaj kurrë dritën!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT