Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.
Siç bëhet e ditur, nën pranga kanë përfunduar nëntë doganier dhe një polic, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.
Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.