Monday, August 4, 2025
BallinaSportSadik Krasniqi-NJË E MË I MADHI (Gjergj Kastrioti)

Sadik Krasniqi-NJË E MË I MADHI (Gjergj Kastrioti)

NJË E MË I MADHI
(Gjergj Kastrioti)
nëpër gurët e prushtë
ngjitem në fronin e Hyjit


si mbi re shoh Fushë-Krujën e tistë
kalorësit e muzgut sikur afrohen
e Kruja si engjëll i trembur
i hynë nën sqetull hyjit


ai ngre krah
e me shpatën e diellit
e prenë përgjysmë natën e gjysmëhënës


e ndiej frymën e tij
si prekje e bekuar
e pëshpërit uratën
të lumtë ne për ty
Gjergj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT