Sunday, June 29, 2025
BallinaLajmeSot mbahet Kuvendi i dhjetë Zgjedhor i LDK-së

Sot mbahet Kuvendi i dhjetë Zgjedhor i LDK-së

Sot me fillim nga ora 14:00 mbahet Kuvendi X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kuvendi mbahet në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë. LDK njofton se mediet ftohen të marrin pamje në fillim të punimeve të Kuvendit Zgjedhor si dhe gjatë fjalimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Më pas vazhdojnë punimet e Kuvendit pa prezencën e medieve. Pas përmbylljes së procesit zgjedhor kryetari i LDK-së deklarohet për medie”, njofton LDK.

Ndërsa në orën 17:00 LDK mban Konventën Programore ku do të shpalosen 100 zotimet.

Ndryshe javë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar zotimet e programit “Rruga e Re”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT