Nëntori Muaji i identitetit kombëtar
Valofsh sa të ketë ujë e Det
Sa të ketë Hënë
Tokë e Diell
O Flamur ngjyrë gjaku
e me shqiponjën në mes.
Ngjyrë bajraku
I larë prej gjaku
Në ballë fisi e n’ballë oxhaku,
I pa mposhtur ballëhapur
Stoik n’beteja fitimtar,
Rrugëtove historinë
Qysh nga Gjergji
e te Ismaili
Asnjë herë nuk u përkule
U lave në gjak në ’81
E deri te Adem Jashari
Je simbol i kombit mbarë
Furtunave u bëre ballë
Edhe një betejë të pret papritshëm
deri në Bashkim Kombëtar.