Tifozja e veçantë e Kombëtares, Miranda ka ardhur sërish nga Belgjika për të ndjekur Shqipërinë në sfidën me Ishujt Faroe që do të mbahet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
E veshur e gjitha me flamurin shqiptar, Miranda ka edhe një parashikim për rezultatin e ndeshjes së sotme, 4-0 në favor të Kombëtares Shqiptare.
Miranda: “Atmosfera sonte duket shumë e zjarrtë, sonte vetëm festë është. Kam ardhur në Shqipëri 2-3 ditë më përpara. Kështu që jam mirë, ditën e ndeshjes jam rehat. Tani që është kualifikuar Shqiperia, patjetër që do të shkoj në Gjermani”
Pyetje: Si mendon se do të jetë rezultati sonte?
Miranda: “Mendoj se 3 ose 4 me 0. Sot jemi vetëm për të festuar“