Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq përgjatë 24-orëve të fundit. Reshjet e borës kanë sjellë problemet e para në veri të vendit, pasi zona të tëra kanë mbetur të izoluara për shkak të bllokimit të rrugëve.
Përjashtim nuk mund të bënte as Rruga e Arbrit. U raportua se më shumë se 300 persona kanë mbetur të bllokuar në të ftohtë për shkak të trashtisë së borës dhe mungesës së borëpastrueses.
Bllokimi ka ndodhur për shkak se janë bllokuar edhe korsitë dhe radha e automjeteve është e madhe, ndërkohë që reshjet e borës vijojnë.
Ndërsa autoritet kanë evakuuar personat e bllokuar në Bulqizë dhe Klos. Ndërsa shoferëve iu bëhet thirrje që të përdorin aksin Klos-Burrel-Ulëz.