Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritIsmail Kadare-VALLJA SHQIPTARE

Ismail Kadare-VALLJA SHQIPTARE

Tri herë opinga rrahu dheun
Sikur kërkoi leje prej tij;
Pastaj shamia palët ndehu
Me qetësi dhe madhështi.


Kështu mes qiellit dhe tokës
Vallja u lind, vallja u shpall;
Këmba sinjale i çon tokës
Dhe dora qiellit i jep lajm.


Dhe vallja rrokulliset tutje
Mbi kohra hedhur si hobe;
Prilli përsipër i hedh lule,
Dhjetori borën shkund atje.


Valle shqiptare, shënja në erë
Ylbere tirqesh tej-e-tehu;
Kush ju kërceu ju njëherë
Dhe këmbët rob s’i mbenë tek ju?


Kush ra midis vorbullës suaj
Dhe s’u përzhit dhe s’u përflak,
Ju bubullima me opinga
Që nëpër shekuj brodhët varg?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT