Sunday, December 1, 2024
BallinaNgjyra jeteNju Jork, shqiptari nga Dibra e Madhe gjen portofolin plot me para...

Nju Jork, shqiptari nga Dibra e Madhe gjen portofolin plot me para dhe i’a dorëzon të zonjës, por kush ishte ajo?

Nju Jork, shqiptari nga Dibra e Madhe gjen portofolin plot me para dhe i’a dorëzon të zonjës, por kush ishte ajo?

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka bërë një gjest që rrallë njerëzit e bëjnë.

Emigranti shqiptar Fisnik Daci, ishte duke ecur për në punë në pjesën e poshtme të qytetit të Nju Jorkut, kur ka gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash, si dhe një blllok me Cheqe.

Portofoli i kishte i humbur nji meso gruaje, amerikano afrikane, e cila sipas tij kishte qenë nji zyrtare e lart që punonte në zyrat e Emigracionit në Nju Jork.

Dibrani, që gjeti portofolin përplot me dollar dhe kartat e bankës, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se si i ka ndodhur kjo ngjarje, të cilën ai e përshkruan si shumë interesante, mbasi ai ka gjetur në rrugë, kuletën – portofolën plotë e përplot me dollarë, para të një vendi të Afrikës, 10 Bank Cardsdhe një bllok me Chek, siç duken edhe në fotografin e postuar prej tij.

“Kur mbrijmë në pikë takimin – mbasi prezantohemi dhe njehemi përmes telefonit, ajo më pa dhe me përqafoj me lot në sy, dhe me tha se aty në atë portofol, është e gjithë jeta ime, janë të gjitha kartat e bankës, cheqet, dhe një shumë të hollash , të kursyera për t’i dërguar tek njërëzit e mi në Afrikë”.

Më dha 100 dollarë, të cilat ia refuzova, fillimisht, por ajo insistoi duke m’i dhënë në fund para ndarjes, edhe një Business Cards, dhe duke më treguar se ajo ishte një ndër Manegeret kryesore të zyrës së Emigracionit dhe e sistemit shëndetësor planit Medicare dhe Medicaid, për emigrantët , duke më premtuar, se në qoftë se të më duhej ndonjë send me këto çështje që ajo mbulonë në punën e saj , vetëm t’a njoftoja, thotë Fisnik Daci, një emigrant shqiptar nga Dibra e Madhe, që banon në Staten Island – Nju Jork.

“U mendova, pak dhe i thashë shumë të faliminderit shumë për njohjen tonë, ngaqë unë vet me familje, i kam të gjitha dokumentat, por gjithësesi nëse më duhet ndonjë ndihmë për ndonjë shqiptar, le të thërras dhe të kërkojë ndihmën tuaj.

“Unë quhem Nick – Fisnik Daci, jam Albanians – (Shqiptar), dhe në qoftë se në zyrën tuaj vjen ndonji shqiptar, të lutem ndihmoje, sa tëmundesh se ne Shqiptarët, të gjithë kështu jemi me zëmër të bardhë, të pastër, jemi nga natyra human dhe të besës”, i thashë tregon Fisnik Daci, emigranti shqiptar nga Dibra e Madhe, që prej vitesh së bashku me familjen jetojnë në Staten Island – Nju Jork./Illyria

I habitur, thotë ai e hapa menjëher dhe në mes të portofolit gjejë dhe ID kartën e personit që e kishte humbur, duke e thirrur atë në numërin e saj, dhe duke telefonuar njëheherisht edhe policinë,.

Në telefonatë mu përgjigjë shumë shpejt një grua, që gati sa nuk qante , me të cilën e lamë takimin përpara Zyrave të Emigracionit në Broadway, pikërisht aty afër punës së saj dhe punës time, gjithashtu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT