Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeMe në fund Kurti dhe Rama shtrëngojnë duart në Vlorë

Me në fund Kurti dhe Rama shtrëngojnë duart në Vlorë

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar.

Dy kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Pas mosdakordësive në distancë mes dy liderëve për çështjen e raportit Kosovë-Serbi, tashmë duket se ujërat janë qetësuar. Kjo u duk edhe në deklaratën e një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, që vlerësoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë pranuar propozimin për asociacionin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT