Newcastle United ka shkaktuar befasi të madhe, duke barazuar në udhëtim te Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve.
Sfida e Grupit F u mbyll në fund 1:1, në stadiumin “Parku i Princave”, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi Isak i dhuroi epërsinë mysafirëve në minutën e 24-të.
Avantazhi i Newcastle United zgjati deri në minutën e tetë shtesë kur Mbappe barazoi nga penalltia dhe njëherit shmangu humbjen e skuadrës së tij.
PSG me këtë barazim është në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, dy më shumë se Newcastle United.