Monday, October 7, 2024
BallinaSportDortmundi e mund Milanin në San Siro

Dortmundi e mund Milanin në San Siro

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Milanit në “San Siro” me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Kampionëve.

Kuq e Zinjtë e nisën keq takimin kur Olivier Giroud dështoi nga pika e bardhë në minutën e gjashtë.

Por nga pika e bardhë nuk dështoi katër minuta më vonë Marco Reus për Bletat.

Samuel Chukwueze barazoi shifrat në minutën e 37-të.

Por kënga iu këndua Dortmundit në pjesën e dytë, pasi ata realizuan dy gola për ta rrëmbyer fitoren, përes Jamie Bynoe-Gittensit në të 59-tën dhe Karim Adeyemi dhjetë minuta më vonë.

Me këtë fitore Dortmundi del në pozitën e parë të grupit të vdekjes, atë F, me 10 pikë.

E dyta është Paris Saint-Germain me shtatë, ndërkaq Newcastle Unitedi dhe Milani vijnë më pas me gjashtë dhe pesë pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT