Friday, February 23, 2024
BallinaLajmeKryetarja e Speciales Trendafilova sot do të vizitojë Kosovën

Kryetarja e Speciales Trendafilova sot do të vizitojë Kosovën

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, sot do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

“Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Specialja njofton se kjo vizitë ka të bëj me aktivitetet e Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim mbahet në Prishtinë.

Kurse Partia Socialdemokrate (PSD) sot mban protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“UÇK nuk mund të gjykohet. Vizita e z. Trëndafilova në Kosovë është pikërisht për të rregulluar imazhin e kësaj gjykate të padrejtë. Gjykata Speciale është në krizë nga mungesa e thellë e legjitimitetit. PSD-ja është e vendosur që kjo përpjekje të mos arrijë qëllimin. Trendafilova nuk është e mirëseardhur këtu. Të bashkohemi të mërkurën me 29 nëntor, ta kundërshtojmë së bashku padrejtësinë që po mundohen t’na e interpretojnë si drejtësi”, njofton PSD.

Ndryshe Policia e Kosovës gjatë vizitës në Kosovës, të kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit  ë lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njofton Policia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT