Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor, policia ka neutralizuar njërin nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.
Po ashtu dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.
Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.