Gjatë ditës së enjte parashikohet se do të bie borë në Kosovë, në viset malore por edhe në ultësira.
Meteorologët në Kosovës, konkretisht nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), kanë njoftuar se të enjten në viset e larta parashihet të bie borë me intensitet të dobët, derisa në viset e ulëta parashihet shi i përzier me borë.
Që do të ketë borë ka parashikuar edhe ‘Mendimi për Motin’. Sipas parashikimit të meteorologut Mendim Rugova, reshjet e shiut të ditës së mërkurë do të shndërrohen në borë gjatë ditës së enjte me rënie të temperaturave në 2C, e 0C deri në mbrëmje
Sipas Rugovës këto reshje bore, herë herë mund të jenë më intensive, që edhe mund të formojnë shtresë dëbore.
Se do të ketë borë ka parashikuar edhe ueb-faqja për parashikimin e motit ‘Accuweather’. Sipas parashikimit të kësaj ueb-faqe, bora do të arrijë shtresë deri 3 centimetër.
Të premten nuk do të ketë borë, veçse do të jetë ftohtë me temperatura -2 gradë Celsius.