Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeDy shqiptarë vdesin në një aksident trafiku në Itali

Dy shqiptarë vdesin në një aksident trafiku në Itali

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Portogruaro të Venecias në Itali, ku në mesin e tre të vdekurve janë dy shqiptarë

Siç raportojnë mediat italiane, viktimat janë dy djem dhe një vajzë, të gjithë 20 vjeç.

Makina me të cilën udhëtonin viktimat, për arsye që do të duhet të konstatohen, ka dalë papritur nga rruga dhe është futur në ujërat e lumit Lemene.

Aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit të makinës nga drejtuesi i mjetit, kosovari A.H, i cili më pas ka vdekur bashkë me dy persona të tjerë.

Zjarrfikësit kanë kërkuar menjëherë mbështetje nga zhytësit e Vicencës. Stafi i njësisë kreu një kontroll nënujor dhe lidhi makinën, e cila u tërhoq me vinçin me trupat e pajetë të tre të rinjve brenda, siç u vërejt nga stafi mjekësor i Suem.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT