Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.