Saturday, July 27, 2024
BallinaKulturëUrimi emocionues i Robert Ndrenikës, për mikun e tij Viktor Zhusti

Urimi emocionues i Robert Ndrenikës, për mikun e tij Viktor Zhusti

Raportet me Bertin dhe familjen e tij kanë qenë vërtetë më shumë sesa një vizitë tek miku ose kolegu. Nëna e Bertit, e ndjera ishte mësuese e nderuar dhe dinte shumë mirë greqisht. Ajo m’i shkruante letrat, kemi qenë bashkëkohës në Gjirokastër.

Është një lidhje shumë e hershme përveç artit dhe një lidhje më njerëzore. Prandaj si të thuash jam përpjekur ta shpreh dhe ta përfshij këtë lloj marrëdhënie”.

Kështu deklaronte Viktor Zhusti në një intervistë të pak kohëve më parë, për lidhjen dhe miqësinë e veçantë me Robert Ndrenikën.

Miqësi kjo, që i ka rezistuar viteve, një gjë e rrallë kjo në ditët e sotme.

Sepse nuk është pak, por janë më shumë se 60 vjet miqësi.

Sot Viktor Zhusti feston 81-vjetorin e lindjes.

Dhe me këtë rast, në një prej faqeve të Robert Ndrenikës është postuar kjo foto e tij, me Viktor Zhustin.

Një foto që flet më shumë se çdo fjalë, e cila na tregon se dy aktorët e mëdhenj, nuk janë vetëm kolegë, por më shumë se vëllezër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT