Saturday, July 27, 2024
BallinaSportMuslija protagonist me dy asistime në fitoren e Paderbornit

Muslija protagonist me dy asistime në fitoren e Paderbornit

Futbollisti i Kosovës, Florent Muslija, ishte protagonist në fitoren e Paderbornit ndaj Hamburger me rezultat 2-1, në kuadër të Bundesliga 2.

Muslija asistoi dy golat e fitores. Ai fillimisht dha një asistim për Filip Bilbijan, në minutën e 21’, duke barazuar rezultatin në minutën e 21’.

Në pjesën e dytë, Muslija asistoi për Ilyas Ansah, në minutën e 62’, i cili rezultoi të jetë i fitores.

Paderborni pas fitores kalon në pozitën e nëntë me 24 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT