Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -ELEGJI LAMTUMIRE !

Petro L. Sota -ELEGJI LAMTUMIRE !

Na ikën muajët, jo si gjithnjë
I lodhur edhe viti, si në ethe,
Kjo erë e dimrit, nuk le asgjë,
Xhvesh drurët, i la pa gjethe.

Edhe në shpirt, frynë një erë,
I trazuar shpirti, nuk gjen paqe,
Qielli duket, sikur do t’bjerë,
E ylberët thyhen, porsi harqe,

Edhe zoti më, nuk po shikon,
Atë që po ndodh, këtu tek ne,
Ndërsa qielli, gjak po kullon,
Vall është lodhur e tani po fle.?

Këtu ndoshta, nuk ka parë,
Dhe prandaj, s’po ndërhyn,
Nuk po dihen, se sa të vrarë
Nxirë qielli, mbuluar me tym.

Ah, kjo muzë, që më largohet,
Si një vajzë, që s’më do më,
S’po e di pse më zëmërohet,
Ndoshta vargjet, s’thonë asgjë.

Është dhe vargu, në trishtim,
Se s’ka forcë, që të godas,
Ndahet në dysh, ky shpirti im,
Në shkëmbej, dallga e përplas.

Për shumë miq dhe disa poet,
Që vdekja po i merr pa mëshirë,
Për gruanë që krimineli po vret,
Me lot në sy, i themi lamtumirë.

E dhimbje ndjej në çdo eshtër,
Se ditët largohen me zhgënjim,
Çdo gjë më duket si gënjeshtër,
Çdo gjë më duket si mashtrim.

Rruga e nisur duket e vështirë,
S’po mundem prapa të kthehem,
Kjo erë që po fryn, s’duket e mirë,
Si të tjerët dhe unë zhgënjehem.

Vit më të mirë, të gjithë pritëm,
Por u duk, që në muajin e parë,
Temperaturat, nën zero zbritën,
Ndërsa vera i dogji me zjarr.

Me thatësirat që sëmundje sjellin,
Luftërat planetin, peng e marrin,
Çmimet në qiell, varfëri mbjellin,
Qafa e pafajshëm, tërheq litarin.

Vrasjet makabre të grave kudo,
Një shoqëri e kalbur nga biznesi,
Fenomene tragjike edhe si kjo,
Në ndërgjegjen tonë do të mbesi.

Me ca burra patriarkal si qëmoti,
Që s’u hiqet nga mëndja kanuni,
Lulen më të bukur që ka bërë zoti,
E kërcënojnë me vrasje plumbi.

Më pikojnë lot dhe nga sytë e mi,
Mbi ditët tona, mjergulla rri shtrirë,
Të shkruaj mirë për ty o vit nuk di,
Vargjet e mija e kanë të vështirë.

Peshën e dhimbjes se mbajnë dot,
Të shkruaj bukur, nuk jam mjeshtër,
Mjeshtra të poezisë, nuk ka më sot,
Kjo kohë është plot me gënjeshtër.

Por, çfarë duhet të bëjmë ne vallë,?
Në zgjimin e kombit të shpresojmë,
Ndërgjegjen kombëtare mbi shkallë,
Më lart ta ngremë, mos ta rrëzojmë.

Premtimet e bujshme diku mbetën,
Ky vit premtoj, në fillim kur ka ardhë
Derën e Europës, akoma se gjetëm,
Pritjet e gjata, na lodhën në radhë.

Aerodromët na marrin e përcjellin,
Por krahapur asnjë nuk po na pret,
Për çdo vit, gjithë mallin këtu sjellim,
Por malli prapë, në shpirt na mbet.

Malli për prindërit, që si gjejmë më,
Në shtëpinë, që mbyllur ka mbetur,
Rrimë të pikëlluar, nuk themi asgjë,
Për hallin e madh, që na ka gjetur.

E pastaj ikim, përsëri të zhgënjyer,
Me sy të përlotur, me mall të tretur,
Dhe sytë mbrapa i mbajmë kthyer,
Por shpirti i malluar, prapë ka mbetur.

Kështu na ikën muajët një nga një,
I lodhur edhe ky vit, më i vështirë,
Duhet t’i themi patjetër ndonjë gjë,
Do e përcjellim, me një lamtumirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT