Friday, February 23, 2024
BallinaNgjyra jete“Shembull për të gjithë ne”/ Shqiptari ne Itali parandalon një grabitje në...

“Shembull për të gjithë ne”/ Shqiptari ne Itali parandalon një grabitje në rrugë, kryebashkiaku e falenderon publikisht

PIOMBINO — Kryetari i bashkisë së Piombino Francesco Ferrari dhe këshilltari për sigurinë Vittorio Ceccarelli deshën të takohen me Dorian Llaftiu për ta falënderuar në emër të të gjithë qytetit.

Disa mbrëmje më parë, kujtuan ata, Dorian ishte jashtë palestrës prane Piazza Dante kur pa një burrë që përpiqej të grabiste një kalimtar. Ai ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar qytetarin duke e larguar keqberesin i cili nuk arriti te kryente grabitjen.

“Një gjest jo prej të gjithëve që tregon solidaritet të madh dhe sens qytetar. Faleminderit për ndërhyrjen tuaj dhe që nuk shikove nga ana tjetër dhe ndihmove një të panjohur. Një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, komentuan ata.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT