PËRQAFOMË ME LASTARËT E SHPIRTIT…
Përqafomë me lastarët e shpirtit,se të dua,
gonxhet nën lëkurë të zgjohen avash,avash,
të zbulojnë çdo pjesë intime të trupit të përvëluar,
nga shpërthimi flladitës i lastarit me afsh.
Teksa arratisem në zemër të parajsës,mos më gjuaj,
se zana e bjeshkëve zgjohet brenda trupit tim,
kur të kërkoj me pasion në shtigjet ku s’jam e huaj,
në korijen e gjirit udhën pritma me përkëdheli.
Mbështillmë me lastarët e tu,rrethomë zjarrmuar,
më bëj të ndihem gjallë,e veçantë e femërore,
të më shtohet guximi e vetëbesimi për të të dashuruar,
gjersa të më shuhet fryma nëpër agime ndjesore.
Se ti je krijuar ,të jesh legjendë dashurie për mua,
je krijuar të më dhurosh esencën e burrërisë,
të më falësh tingujt e zemrës,për të më inspiruar,
kur shkas mbi vesën mashkullore,drejt butësisë.
Ti je krijuar,të jesh krijuesi i ngjizjes së dashurisë,
krijuesi tokësor i ngjizjes së embrionit të mëkuar,
je krijuar,të më bësh legjendën e gjallë të mëmësisë,
ndaj s’jetoj dot pa ty,pa dashurinë tënde të bekuar.