Thursday, July 25, 2024
BallinaVitrina e libritAlbina Ceka -I VURA PRITË FRIKËS

Albina Ceka -I VURA PRITË FRIKËS

I VURA PRITË FRIKËS

Me forcë i vura pritë frikës,
Ndonëse lotët t’lirë rridhnin.
U ngrita mora udhët e ikjes,
kësaj jete vet t’ja gjeja fillin.


Vdekjes s’ja pata frikën,
Ndonëse nuk doja të vdisja.
E shkallmova, theva pritën,
Ndër rrugët e ikjes u rrita


Tani ku zemra thërret shkoj,
Ku shpirti më do ndaloj.
Nuk jetoj në rrugët e ikjes,
që kur i vura pritë frikës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT