KËNGA IME.
Shkruar kam tekstin , këngë malli
akoma notat s’po mund t’i mbledhi
eh ,ngjarja fillon nga një varg mali
që sot dua të këndoj së tepërmi…
Ju lutem kjo këngë e pakënduar
ende zëri saj askund nuk dëgjohet
janë vargje thurrur si të pikturuar
e ngjyra e zërit sikur nuk kuptohet.
Këtë ka kohë që kam nis ta shkruaj
e s’di a do vjen dita që do ta këndoj
për këtë arsye unë tani shumë vuaj
e zemra tiktaket më shumë i shtoi..
A do të vie çasti i duhur të këndoj
që gjithe bota të dëgjoj porosinë
hej,njerëz përmes këngës kërkoj:
mos më bëni me lot dashurinë.