Tottenham Hotspur është mposhtur bindshëm nga Brighton në ndeshjen e të enjtes në kuadër të xhiros së nëntëmbëdhjetë në Premier League.
Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në “The American Express Community Stadium” ka qenë 4-2.
Skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi ka kaluar në epërsi qysh në minutën e njëmbëdhjetë me golin e Hinshelwood, ndërsa pjesën e parë e ka mbyllur me avantazh të dyfishtë pas golit të Pedro në minutën e njëzet e tretë.
Brighton nuk është ndalur as në dyzet e pesë minutëshin e dytë. Me golat e Estupinan (63′) dhe Pedro (76) ka ngritur numrin e golave në katër.
Ndërkohë skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou ka shënuar dy gola me Veliz (81′) dhe Davies (86′).
Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Tottenham gjendet në vendin e pestë, ndërsa Brighton gjendet në vendin e tetë.