Dy punëtorë të një pompe derivatesh në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, e kanë njoftuar policinë se vendi i tyre i punës ka qenë dje në mëngjes cak i një grabitje.
Ata kanë thënë se nën kërcënimin e armës, një person i maskuar ka grabitur rreth 145 euro.
Ky rast është duke u hetuar nga organet e rendit, transmeton lajmi.net.
“Dy viktima meshkuj kosovarë, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e pistoletës ua ka grabitur rreth 145€. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.