DY DASHURITË
E nderojnë atë, me respekt si poet,
Se shkruan poezi, e në libra i boton,
Por të gjitha botimet, i paguan vetë,
Sepse ai poezinë e ka shumë pasion.
Disa gazeta e revista e botojnë atë,
Dhe vetëm falenderime, ai ka marrë,
Ndërsa libra të lexoj nuk blen asnjë,
Prandaj me shokët, librat i ka ndarë.
Të gjithë i mbajnë sytë, aty tek poeti,
Botuesi pret, që libra të tjerë të botoj,
Po dhe reçensuesi, duke pritur mbeti,
Xhepa shpuar poeti, hua do të kërkoj.
.
Se marrin para edhe për një kritikë,
Gjithashtu, promovim libri, duhet bërë,
Rri i trishtuar poeti, si bëhet asnjë mik,
Se duhen para, për t’i ngopur të tërë.
Por çfarë është poezia, për këtë poet,?
Që e bëri të dashurohej, si djaloshar,
Mos qe mashtruese, e kap si magnet,
Se ngjan si dashuri, me shikim të parë.
Dy dashuri ka poeti, që kurrë si ndan
Dhe në mes tyre, nuk ka asnjë xhelozi,
Dashuria për gruan, të freskët e mban
Edhe dashuria tjetër, me emrin Poezi.
Që të ndahet poeti, e ka të vështirë,
Prej dy dashurive, që i do shpirtërisht,
Asnjërës s’mund t’i thotë lamtumirë,
As dashurisë për gruan e as poezisë.
Përherë do të ecin, së bashku të tre,
Kapur dorë për dore, sikur një zinxhir,
Muza s’ka xhelozi, kur ai me gruan fle,
Dhe gruaja me muzën, kuptohen mirë,