Saturday, September 7, 2024
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KU MBETËN

Murtez Asllani-KU MBETËN

KU MBETËN

Ku mbet babai
ku e lanë vëllanë,
ikën sikur era
dhe më kurrë s’u panë?!


Kaluan shumë vjet
që jetojmë n’liri
ende për ata
askush gjë nuk di.


I rrëmbeu armiku
pse donin liri,
pse kërkuan paq
edhe pavarësi.


Ku mbetën,
ku tretën
deri më sot
askund s’u gjetën?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT