Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpis
19-vjeçarja Hygerta Meta, mësohet se ka vrarë të atin, shtetasin Pëllumb Meta, pasi ky i fundit sipas saj, kishte dashur ta fejonte pa dëshirën e saj.
Policia bën me dije se ka qenë djali i viktimës, 25-vjeçari me iniciale H. M., 25 vjeç, i cili më datë 13 shkurt ka kallëzuar në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Më 17 shkurt është gjetur mjeti i Metës, i parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ndërsa sot trupi i pajetë.
Turpi i të ndjerit është gjetur pas 10 ditës kërkimesh në banesë, dhe është zhvarrosur dhe transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Ndërkohë policia bën me dije se ka vënë në pranga 19-vjeçaren.
Njoftimi i policisë:
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.