MOS DESHTOVA ?
Nuk arrita të takoj lumenjtë,
Zoti im!
Dhimbja rrethonte ditët dhe javët.
Përrenjtë që më kërkonin u thanë
Për shkak të sëmundjes së pamëshirshme.
Nuk arrita të takoj gjerësinë,
Zoti im!
U mbylla i vetëm në dhomën time
. Dallëndyshja trokiti në xham
për të më thënë se Pranvera kishte ardhur
dhe tashmë prapë ka ikur.
Nuk arrita të përmbush ëndrrat e mia,
Zoti im!
Ngarkuar me pikëllim mbi supet e mia.
Dhimbjet e skllavëruan shpirtin tim të pastër.
A kam qenë skllav i torturave të mia të vjetra?
Nuk arrita të takoj detet
, Zoti im!
Fryma e zjarrtë më djeg fytin.
Më sill lirinë e aromës, të lutem!
Dhe ti erë e çartur
më sill lajme për lirinë!
Përktheu; Rifat ISMAILI