Wednesday, February 5, 2025
BallinaLajmeIu fut në banesë për ta vjedhur, shqiptari tenton të perdhunojë 28-vjeçaren...

Iu fut në banesë për ta vjedhur, shqiptari tenton të perdhunojë 28-vjeçaren duke e kërcënuar me

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë 28-vjeçare në kohën që ishte futur në banesën e saj për të vjedhur.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, në zonën e  Keratsini. I riu shqiptar ishte futur në një shtëpi për të vjedhur dhe kur pa 28-vjeçaren me origjinë bullgare duke fjetur në banesën e saj, ka tentuar ta përdhunonte.

Gruaja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili ka rezultuar i dënuar më parë për tentativë përdhunimi.

Shqiptari mësohet se ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.

Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë shqiptarin, i cili më pas është arratisur. Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici kur ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.

Policia ka mundur të vejë në pranga shqiptarin dy ditë më parë, pas gati një muaj nga ngjarja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT