Thursday, April 18, 2024
BallinaNgjyra jeteNgriti Kupën e Botës me Gjermaninë, Lukas Podolski ka fituar 200 milionë...

Ngriti Kupën e Botës me Gjermaninë, Lukas Podolski ka fituar 200 milionë euro nga biznesi me qebapët

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski ka arritur njw pasuri prej 200 milionë eurosh, por jo nga futbolli. Podolski, i cili luajti tre vjet edhe me Arsenalin fitoi Kupën FA në 2014, la mënjanë futbollin dhe i hyri botës së biznesit. 38-vjeçari ka ndërtuar ‘perandorinë’ e tij të biznesit në verilindje të Gjermanisë, duke hapur një zinxhir qebaptoresh, fast foodi dhe një kompani akulloresh.

Madje ai ka një qendër sportive si dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa.  ‘Poldi’ lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave Ice Cream United në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali. Një vit më vonë, dyqani i tij i parë i qebapeve dhe fast foodit ‘Mangal Doner’ u hap në qytet dhe tani ka rreth 30 degë në të gjithë Gjermaninë.

Ideja e tij e biznesit i ka sjellë plot 200 milionë euro tw ardhura. Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e tij në karrierë si lojtar, pasi ishte një nga lojtarët më të paguar të Arsenalit gjatë kohës së tij në klub. Ish-sulmuesi gjerman kishte pagë 100,000 £ në javë në ‘Emirates Stadium’.

Podolski ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për zinxhirin e restoranteve, duke mbrojtur çmimet e tij tw ulwta dhe duke goditur konkurrentët. Sulmuesi veteran gjithashtu vazhdon të performojë në fushë dhe tani është në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze.

Podolski ka shënuar tre gola në 17 paraqitje këtë sezon. Ish- lojtari i Bayern Munich shënoi 21 gola në 82 paraqitje për klubin përpara se të shkonte në huazim te Interi në vitin 2015.

Në nivel ndërkombëtar, Podolski ishte anëtar i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në 2014. Gjithsej ai shënoi 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij para paraqitjes së tij të fundit kundër Anglisë në 2017.

S.DH/Shqiptarja.com

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT