Sunday, September 8, 2024
BallinaLajmeNuk e hapi dot kasafortën e lekëve, mori fletoren e borxheve. Njihuni...

Nuk e hapi dot kasafortën e lekëve, mori fletoren e borxheve. Njihuni me hajdutin budalla në Kuçovë

Një 56-vjeçar, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë në përpjekje për të vjedhur në një dyqan.

Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen “11 Janari”, ku 56-vjeçari Xh.L, pasi ka hapur derën e jashtme, ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.

Zhurma e bërë brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët, të cilët kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje, ku ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin.

Hajduti, në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve (veresijeve) të dyqanit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT