Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur një i burgosur.
Gazeta Sinjali përmes burimeve ka mësuar se burgosuri që ka vdekur sot është Valon Muqiqi, 28-vjeçar.
Vdekjen e tij, sipas njoftimit të SHKK-së, e konstatuar ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.
”Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit”.
Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore dhe se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.
“I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së”.