Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeKy është i burgosuri Valon Muqiqi i cili vdiq sot (FOTO)

Ky është i burgosuri Valon Muqiqi i cili vdiq sot (FOTO)

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur një i burgosur.

Gazeta Sinjali përmes burimeve ka mësuar se burgosuri që ka vdekur sot është Valon Muqiqi, 28-vjeçar.

Vdekjen e tij, sipas njoftimit të SHKK-së, e konstatuar ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit.

”Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit”.

Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore dhe se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.

“I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT