Sunday, September 8, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani -Më keq se kaq…!

Teuta Beqari Osmani -Më keq se kaq…!

Më keq se kaq…!

Nuk mund të flas më tepër se sa dëgjoj
Se sa dëgjoj nuk mund flas më tepër
Dhe kur tragjeditë thuhen me shkrim e me gojë
Dhe kur shkrimet nuk flasin por me bojë heshtin


Më duhet të flas me gjuhën time
Me gjuhën e plagëve këtu në shpirt
Se rrallë thuhet , thuhen e stër-thuhen
Por më rrallë një plagë që s’mund të të shërroi!


Ku jemi e ku mbetemi
Ku ikëm e ku mbërritëm
Një një botë të vogël jemi
Të shpërndarë si pa shtyllë kurrizi!
Fluturojmë si fluturakët shtegtarë


Nga vëndi ku hodhëm hapin e parë
Ikëm pa sy e këmbë nga ai vënd
Me mëndje të marr e të shpërndarë!
Deri kur do dëgjoj vajën e kujën tënde vëndi im
Deri kur do thurrim saktë një të bukur poezi
Deri kur do të të shohë si një mjeram, o Shqipëri


U katandisëm si kurva me plaçkë grisur, në mjerim!
U ngjallë Migjeni në letra e në letërsi
Kur vajton përditë për Shqipërinë
Harroi plagën që e bluante përditë
Dhe kur vdiq, mbylli sytë për të qënë i ri, i lirë!


Vret babai fëmijën e vet
Vret biri nënën e vet
Vret bija babain e vet
Vret burri gruan për një plesht!


Vret vëllai vëllanë për një tokë
Motra motrës ia bëjnë varrin me zor
Vret e ëma për xhelozi të bijtë e vet
Vriten të rinjtë për një të qeth’!


Ku po shkon Shqipëria ime
Ti që mban flamurin kuq e zi
Ti që motit lavdi u ngrije
Dëshmorëve të luftës për liri!


Ku je katandisur Shqipëria ime
Lirinë e ke, Bota vëndin ta lakmojnë
Malet, fushat, lumenjtë, diellin, detin
Përse akoma ty po të të vajtoj?!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT