NUK PRES SHPËRBLIM
Zemra ime e torturuar është një flutur,
ardhur, bashkë me erën tek ti.
Prek shpirt e buzë me mall të djegur.
Lë dritën e jetës e shuhet, bëhet hi,
në një univers të pafund.
Si shuhet drita e një cigareje.
Si shuhet flaka e një qiriu.
Për të mbretëruar limfës së gjakut tënd, në një natë me yje.
Kur vezullimi të të rrethojë magjishëm e jo më larg se një mendim, të humbasë stuhishëm.
Shuar pikëllimin, falur gëzim për pak sekonda,
Për tu kujtuar, gjithë jetës.