Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeI riu merr armën e nënës police dhe qëllon një qen

I riu merr armën e nënës police dhe qëllon një qen

Armët zyrtare të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka raste kur bien në duar të gabuara, të cilët i keqpërdorin ato. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një person dyshohet se ka marrë armën e nënës së tij police, pa dijeninë e saj dhe më pas të njëjtën e ka përdorur në një rast në Kolovicë.

Sipas burimeve, një shtetas i huaj derisa po shëtiste me qentë  e tij, ka dëgjuar një të shtënë arme dhe i njëjti më pas ka vërejtur se njëri prej qenve është goditur nga plumbi.

Pas veprimeve hetimore është arritur që të zbulohet identiteti i të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

29-vjeçari ka pranuar para hetuesve policorë se arma e cila është përdorur në rast, i përket nënës së tij e cila është zyrtare policore.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është intervistuar në cilësinë e dëshmitares edhe nëna e të dyshuarit, e cila ka njoftuar se i dyshuari ka marrë armën pa dijeninë e saj.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma bashkë me karikatorë dhe fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT