Ka shkuar në dy numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në përpara lokalit Shake në qendër të Via Aldo Moro, në Frosinone të Italisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, 9 mars, pak para orës 19:30 ku dy grupe të rinjsh u përballën me njëri- tjetrin.
Klientët shqiptarë ishin ulur në tavolinat e restorantit, kur rivalët me origjinë marokene mbërritën me një makinë. Ata nisën të debatojnë me shqiptarët, ku sipas mediave italiane dyshohet se për pazare droge.
Debatet mes tyre u përshkallëzua në të shtëna me armë zjarri.
Njëri prej tyre nxori armën nga makina dhe qëlloi me breshëri në drejtim të shqiptarëve. Njëri preh tyre vdiq në vend, tjetri në spital ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë.
Pas ngjarjes dy sulmuesit u larguan nga vendngjarja në këmbë. Kanë nisur hetimet për ngjarjen.