- Themeli i shoqërisë sonë, qëndron tek dija, puna dhe respekti ndaj njëri-tjetrit.
- Ëndrrat, na trazojnë, ose na përkundin me idetë dhe dëshirat tona, realiteti na zgjon të veprojmë!..
- Nëse pëlqehesh nga të gjithë, realisht je njeri pavlerë.
- Mos punoni për lëvdata, punoni shumë që të mbeteni njerëz, me veprat tuaja me vlerë!..
- Nuk ka njerëz të pagabueshëm, ka njerëz që nuk duan dhe nuk bëjnë përpjekje për korrigjimin e gabimeve.
- Pengesat jetësore, janë sprovë e madhe për të dëshmuar aftësitë tona, që t’i tejkalojmë ato…
- Jeta jonë nuk është e ndërlikuar, jemi ne ata që e ndërlikojmë atë, duke vepruar të pa matur.
- Njeriu nuk duhet të ketë frikë nga humbjet, humbjet e godasin kur i mungon guximi për t’u ngritur përsëri.
- Njeriu i mirë ndihmon njerëzit në nevojë, sepse në dritën e syrit të tij, thellësinë e zemrës, ka hapësirë një galaktikë e tërë përjetësie!…
- Nëse doni t’i kuptoni të metat e një miku/e, lavdërojeni para të tjerëve.
- Nuk duhet të krenohemi me familjen, të arrijmë me punët, sukseset dhe respektin tonë, për të nderuar familjen dhe shoqërinë!…
- Për të pasur suksese në jetë, nuk duhet të jesh vetëm i zgjuar, i ditur, kërkohet dhe metodë, mënyra që të dëshmosh diturinë dhe sjelljen në shoqëri.
- Një komb nuk mund të ecë përpara, nëse njerëzit e saj, përqëndrohen vetëm në lakmitë, qëllimet për egot personale.
- Një mësues i mirë është në rradhë të parë një dëgjues i mirë.
Ai gjen kohën që t’u përkushtohet nxënësve të tij sado i ngarkuar qoftë. - Gjërat e mira kapen kollaj nga njerëzit, gjërat e vështira anashkalohen, sepse duan durim e shumë punë.
- Kurrë të mos ankohemi për problemet e vështira, por, të na shqetësojë fakti a jemi të zotë t’i zgjidhim..
- Nuk duhet të shqetësohemi kur nuk na kuptojnë të tjerët, duhet të shqetësohemi kur nuk kuptojmë veten tonë.
- Një njeri i thjeshtë, i ditur, nuk harron kurrë preardhjen,sado që të jetë ngritur në detyrë.
- Nuk mund të japësh mësime(teorikisht) të tjerëve për humanuzëm, nëse ti vetë nuk i ke zbatuar praktikisht.
- Sikur lexuesi të qëndrojë jo më shumë se një orë në biblotekën e shkrimtarit, poetit, do t’i kushtone kohë më shumë leximit.
- Arti i të shkruarit të sjell kënaqësi vetëm atëhere, kur vlerësohet nga lexuesi.
- Të mësosh veten duhet forcë, të mësosh të tjerët duhet durim, fuqi.
- Respekti dhe toleanca në jetën bashkëshortore është shumë më e vlefshme se lavdërimet.
- Njerëzit e zgjuar nuk lavdërohen kurrë,
as për familjen e shëndoshë,
as për punën e sukseshme, ata din fort mirë ta pasqyrojnë me vepra.