Një djalë në moshë fare të re vdiq pak më parë pasi u gjet i varur në litar.Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec .Policia tha se në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi B. D., 26 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të riut, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.