Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeE trishtë në Greqi! Ishte duke ndihmuar të atin, 15-vjeçari bie nga...

E trishtë në Greqi! Ishte duke ndihmuar të atin, 15-vjeçari bie nga tarraca e katit të pestë dhe vdes në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj këtë të shtunë.

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po ndihmonte babanë e tij për të bërë disa punime në soletën e pallatit ku jetonin.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Aleksandhrupolis.

Siç raportojnë mediat greke, adoleshenti ra nga tarraca e katit të pestë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori, 15-vjeçari dha frymën e fundit në spitalin e Aleksandhrupolis.

Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri po punonte me të atin në tarracën e pallatit pesëkatësh, ku ndodhet apartamenti familjes.

Për një arsye ende të panjohur, ai humbi ekuilibrin dhe ra.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT