Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj këtë të shtunë.
Një 15-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po ndihmonte babanë e tij për të bërë disa punime në soletën e pallatit ku jetonin.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Aleksandhrupolis.
Siç raportojnë mediat greke, adoleshenti ra nga tarraca e katit të pestë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore që mori, 15-vjeçari dha frymën e fundit në spitalin e Aleksandhrupolis.
Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri po punonte me të atin në tarracën e pallatit pesëkatësh, ku ndodhet apartamenti familjes.
Për një arsye ende të panjohur, ai humbi ekuilibrin dhe ra.