Lypsar dashurie
Do kujtosh të kaluaren tënde permes lotëve të mi
Të rëndosh mbi shpatullat e jetës që kurr nuk të braktisa
E mbi hojet që i krijove gjat tërë asajë jetë njeriu
Nga mirësia që nuk e mbolle, por të u krijua vetvetiu.
Krijove imazhin e një lypsare dashurie ku e gjete përherë
Duke renkuar nga plagët me therrje thell n’zemër
Plagose shpirtin fisnik si loti të pastërt fare,
Aty do mbetesh e ngujuar deri n’përqafim t’mengjsit.
për jetën me shkronja alfabetit do thurrësh këngë dashurie
Si në Lahutën e Malcisë to këndohet ndër breza
Do të bashkosh gurë prockash për ta ndërtuar kalanë
Për dashurinë që s’e humbe por do e kesh sa tërë jeta.
Si fenix do ngjallem nga pluhuri si në legjendë
Për t’shijuar aromë dashurie të munguar kaherë
E mos të jenë prap t’përziera nektari me pelim
Se në parajsë dashurie ku aty pelin nuk do ketë.