Sunday, December 22, 2024
BallinaSportShifrat tregojnë që Mikel Arteta nuk gabon – kjo shpjegohet me vlerat...

Shifrat tregojnë që Mikel Arteta nuk gabon – kjo shpjegohet me vlerat që kanë aktualisht Havertz dhe Raya

Arsenali kishte shpenzuar mbi 230 milionë euro për të sjellë në verë emra si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber – ndërsa David Raya erdhi si huazim.

Por shumë u befasuan kur kur Mikel Arteta shpenzoi 76 milionë euro për të nënshkruar me Kai Havertz verën e kaluar.

Havertz kishte një fillim të vështirë, por që atëherë ai është vendosur në skuadër dhe deri tani ka 37 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar tre të tjerë.

Sipas shifrave që shihen në Observatorin e Futbollit (CIES), Havertz tani vlerësohet afër 100 milionë euro – një rritje prej 24 milionë euro.

Sa për David Raya , ai aktualisht është në huazim nga Brentford, por Arsenali ka një klauzolë blerjeje me vlerë 31.5 milionë euro.

Sipas CIES, vlera e Raya tani qëndron në 40 milionë euro, që është më shumë se tarifa që Arsenali ka rënë dakord të paguajë për të në Brentford.

Të dy lojtarët nuk u pritën mirë në fillimet e tyre, por ata u dëshmuan se kritikët e kishin gabim – gjë që tregon se Arteta nuk është pothuajse kurrë gabim dhe se pozitat në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT